Anglia vazhdon të jetë “tokë e ndaluar” për Milanin! 1 sukses në 19 ndeshje

Anglia, “tokë e ndaluar” për Milanin! Historia e tregon dhe vazhdon ta konfirmoje…

Liverpool e kishte paraqitur ndeshjen në mënyrë perfekte: duke përshkruar, ose më mirë parashikuar, përmes një videoje plot emocione dhe kujtime, patosin e përjetuar në fushë nga dy skuadrat, “Reds” dhe Milan, në një mbrëmje historike. Meqë jemi duke folur për historinë: sfida e “Anfield” tregoi edhe një herë se të luash në Angli për kuqezinjtë nuk është kurrë e lehtë.

Le të fillojmë me një fakt shumë specifik: Milani rrallë ka fituar një ndeshje në një kompeticion të UEFA-s kundër një skuadre angleze, në tokën britanike. Numrat janë emblematikë: vetëm një është suksesi kundër skuadrave angleze nga 19 ndeshjet e luajtura prej viti 1958 deri dje.

Nga 18 ndeshjet e mbetura ka vetëm 6 barazime, ndërsa pjesa tjetër, 12, janë humbje. Fitorja e fundit e Milanit në tokën britanike, kundër një skuadre angleze në një kompeticion të UEFA-s, daton në Ligën e Kampionëve 2004-2005, duke arritur kulmin në finalen e famshme të Stambollit.

Në atë rast, kuqezinjtë, në 1/8 finale kaluan Manchester United, në ndeshjen e parë në Old Trafford (23 shkurt 2005), falë golit të Hernan Crespo në minutën e 78-të, duke u imponuar në ndeshjen e kthimit, në Milano, me të njëjtin rezultat dhe të njëjtin golashënues.

Nga sfida e fituar falë Crespo, ose që nga viti 2005, Milani ka grumbulluar 4 barazime dhe 5 humbje. Ekzistojnë dy sfida të tjera, megjithatë, të luajtura në tokën angleze, por jo kundër ekipeve angleze, të cilat kanë pasur një përfundim të ndryshëm, pozitiv.

Para së gjithash, finalja e Kupës Evropiane, e luajtur në “Wembley”, Londër, më 22 maj 1963.

Golit të Eusébio për Benfica iu përgjigj José Altafini (atëherë golashënuesi më i mirë i edicionit me 14 gola), duke ia dorëzuar trofeun kuqezinjve. Kupa me “veshë të mëdhenj” u ngrit në qiell nga Cesare Maldini.

Precedenti i fundit, pastaj, i një ndeshjeje të luajtur në Angli dhe fituar nga Milani, megjithëse me penallti, daton më 2003 në “Old Trafford”, në sfidën mes italianëve, kundër Juventusit. Fituesi u vendos nga pika e bardhë prej Andrij Shevchenko, i ftohtë dhe i aftë të mposhte Buffon dhe dorëzonte Ligën e Kampionëve te kuqezinjtë e Carlo Ancelotti.

Ajo e “Anfield” me siguri mund të kishte qenë edhe fitore për mënyrën sesi luajti ekipi i Stefano Piolit dhe për atë që prodhoi. Rezultati përfundimtar, megjithatë, e bën të qartë një koncept, edhe një here: Të fitosh në Angli, për Milanin nuk është një gjë e thjeshtë, historikisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu