Andrea Conti shikon drite ne fund te tunelit!

Po tashme eshte rikthyer… sepse eshte ndryshe te luash nje copez nga ndeshja ato 10/15 minuta te mbetura dhe eshte ndryshe te nisesh nga fillimi nje ndeshje te rendesishme per 3 piket. Andrea e beri sikur te mos te kishte ndodhur kurre ai demtim dhe dhuroi dhe nje asist per Castillejo ne golin e trete.

Ndeshja e pare si titullar qe pas demtimit e kaloi me sukses, Conti vrapoi me kilometra, u perplas me kundershtarin pa frike, gaboi shume pak dhe dhuroi dhe nje asist, me mire se kaq nuk mund te bente. Tashme Andrea eshte nje arme me shume per Gattuson ne kete pjese te sezonit kaq te rendesishme per kuqezinjte, ndoshta nuk eshte akoma ne ditet e tij me te mira por tashme eshte thjeshte ceshtje kohe Andrea eshte rikthyer!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu