Andre Silva drejt Monaco, 9 milion euro plusvalencë per klubin!

Mund te ishte partneri ideal i Piatek kete sezon ne skemen 4-3-1-2 por Andre Silva eshte drejt largimit nga kuqezinjte per here te dyte dhe perfundimtare. Portugezi erdhi te Milan si nje nga blerjet kryesore ne kohen e presidences kineze bashke me Bonucci, Biglia etj por qe deshtoi jo vetem ne vitin e pare por dhe ne vitin e dyte gjate huazimit tek Sevilla ne Spanje.

Giampaolo nisi ta perdore ne sulm bashke me Piatek kete fillim sezoni por oferta e parezistueshme prej 30 milion euro beri qe portugezi te largohet nga grumbullimi ne USA ku gjendet skuadra kuqezi per momentin, shume e cila do te perdoret per nje tjeter sulmues ku sipas mediave mund te jete Correa i Atletico Madrid!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu