Ancelotti: Bëja tifo për Interin, por Milani ndryshoi jetën time! Ibra? Kush ka Zlatan ka kapur bingo…

Te Milani ka kaluar periudhën më të bukur të karrierës si futbollist dhe si trajner, duke e fituar Champions League në të dy rolet, por edhe trofe të tjerë…

Carlo Ancelotti, trajneri i Everton, lider në Premier League, sigurisht që ka fjalë të ëmbla për kuqezinjtë. Në intervistën e gjatë të dhënë për Gazzetta dello Sport, ka analizuar derbin e Milanos, të shtunën në orën 18:00.

“Milani po bën mirë. Pioli dhe Maldini kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në disa të fundit gjashtë muaj. Interi u forcua në verë: mund të ndërpresë hegjemoninë e Juventusit.

Në përgjithësi, më duket më e pasigurta Serie A e dekadës së fundit”.

“Asnjëherë nuk kam pasur dyshime në lidhje me cilësitë e Maldinit si drejtues: kur një person është në rregull, zor se gabon.

Përvoja është bagazh i rëndësishëm, por ajo fitohet  vetëm kur e gjen veten në vijën e frontit.

Kur flitet për shembull për trajnerin Pirlo dhe vërehet se ai është ende i papjekur për të udhëhequr Juvenntusin, përgjigjem se për të punuar në stol ke nevojë për njohuri të temës dhe përvojës.

Pirlo ka një kompetencë të madhe. Conte është një profesionist i shkëlqyeshëm. Ne flasim ndonjëherë në telefon, ai ka një dëshirë të madhe për të përmirësuar dhe zgjeruar kulturën e tij të futbollit. Janë ata si ai që i bëjnë skuadrat të fitojnë”.

MBI PIOLI – “Stefano është një person me vlerë, si njeri dhe si profesionist. CV-ja e tij është e qartë: ka arritur rezultate të shkëlqyera në të gjitha ekipet që ka drejtuar”.

Quella volta in cui Carlo Ancelotti rischiò grosso con Ibrahimovic... -  Eurosport

RRETH IBRAHIMOVIC – “Ibra është Ibra. Kur gjen një lojtar si ai, ke kapur bingo! Motivimi dhe krenaria kanë qenë gjithmonë forca e tij, por Ibra është absolutisht një profesionist”.

MBI LUKAKU – “Këtu në Everton ai la një kujtim të bukur. Të gjithë flasin shumë mirë për të. Nuk e njoh, por një futbollist me personalitet dhe karakter del nga fusha.

Është një sulmues modern: përveç golave, duhet të merret parasysh puna e madhe në shërbim të ekipit”.

DERBI – “Si fëmijë isha një Interist sepse u magjepsa nga skuadra e Helenio Herrera. Ata më dhanë një bluzë të Sandro Mazzola, në ato ditë këto gjëra ishin të rralla.

Milani është, sidoqoftë, klubi që shënoi jetën time: fillimisht si lojtar dhe pastaj si trajner”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu