Ancelotti, “asist” mikut Maldini! Agjenti i Diaz në Milano. Lojtari është ekspozuar

Milani dhe Real Madrid do të diskutojnë brenda qershorit për Brahim Diaz. Ashtu si shkruan ditën e sotme “Corriere dello Sport”, trajneri i ri blancos, njohja e vjetër kuqezi Carlo Ancelotti, mund të jetë “arma” fituese e Maldinit.

Për këtë arsye, Don Carlo, që refuzoi Interin (përpara se të shkonte te Real Madrid) për shkak të dashurisë së tij kuqezi, mund t’i japë një asist drejtuesve kuqezi për Diaz.

Milani do të donte të mos shpenzonte para për kartonin dhe ndaj do të ishte pro huazimit të radhës, këtë herë me opsion blerje.

Situata duket pozitive dhe jo më kot agjenti i Diaz do të jetë në Milano për të biseduar me Milanin dhe Maldinin për këtë mundësi.

Diaz është i lumtur te Milani dhe, nëse Real Madrid nuk e ka në plane apo nuk ka hapësira, opsioni i tij është vetëm kthimi kuqezi dhe askund tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu