Analiza e Kickest: Milan, fokusi tekniko-taktik mbi Mesia Junior, një “resurs” për trajnerin

Analiza e faqes së specializuar Kickest ka rënë mbi Junior Messias që ishte blerja e fundit e Milanit i ardhur në formë huazimi me të drejtë blerje dhe i paguar për një sezon 2.6 mln euro dhe 1 mln euro rrogë.

Shumica e tifozëve duken skeptikë dhe kanë kritikuar, ndërsa në termat e karakteristikave të tij, Kickest ndalet shumë.

“Lojtari brazilian mahnit për inteligjencën me të cilën mbulon pozicionet e ndryshme në të cilat vendoset: sulmuesi i dytë, anësori i djathtë dhe madje edhe mesfushor krahu.

Përshtatshmëria e Messias është një nga arsyet kryesore pse Milani zgjodhi të vinte bast mbi të. Ai luan me të majtën si Ilicic, Faivre dhe Miranchuk (objektivat e tjerë të deklaruar) dhe ofron një interpretim më kreativ të rolit të anësorit të djathtë, ai që aktualisht zotërohet nga Saelemaekers.

Megjithatë, ka pak lojtarë që mbrojnë me të njëjtin intensitet me të cilin sulmojnë. Messias është një prej tyre: ai vrapon në mbrojtje prapa kundërshtarëve të tij si dikush që ka frikë të humbasë gjithçka që ka pushtuar.

Sipas StatsBomb të dhënat e tij mbrojtëse (P90) në presion, kontraste, rikuperime topi dhe dhe duele ajrore të fituara janë ndër më të mirat e mesfushorëve/krahëve sulmues të 5 ligave më të mira evropiane.

Përshtatshmëria. Aplikim mbrojtës. Mungon diçka? Jo! Edhe teknika i përket.

Siç u raportua në llogarinë tonë në Tëitter këtë mëngjes, Messias ishte lojtari i dytë më i suksesshëm i driblimit (105) në Serie A 2020/21, pas vetëm Rodrigo De Paul (122).

Teknikë, frymëzim, por edhe konkretësi. Në sezonin e tij të parë në Serie A në moshën 29 vjeç ai shënoi 9 gola dhe shërbeu 4 asist”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu