Ambrosini thumbon mediat mbi Stefano Piolin dhe shpjegon fatin e madh që ka sot Sandro Tonali!

“Milani më pëlqen sepse është një skuadër e organizuar dhe që luan futboll të thjeshtë, esencial por të bukur. Nuk ka rrëmujë në çdo repart dhe duket qartë që të gjithë kanë kuptuar mekanizmat e ekipit”.

Massimo Ambrosini, ish-mesfushori i Milanit, gjatë diskutimit të tij në studiot e “Sky Sport”, ka folur edhe për meritat e Stefano Piolit, në aspektin teknik dhe jo vetëm atë moral.

LIVE / La conferenza stampa di Stefano Pioli

“Ai është një person me vlera të forta morale dhe kulturore, por në këtë moment rrezikohet të harrohet ose injorohet puna që po bën në fushë”.

“Flitet për të si një normalizues por nuk theksohet se sa mirë po bën në nivel teknik. Milani luan mirë, me guxim dhe rrezikojmë ta bëjmë Piolin të kalojë vetëm si një person të bukur dhe jo i aftë teknikisht dhe në punën taktike”.

Milan, l'ex Ambrosini: 'Tonali? Anche io non giocavo a volte ma...'

Mbi Tonalin: “Edhe unë nuk luaja herë pas here, por kur isha në fushë kisha më mirët përkrah, ata që janë mësuar të luajnë më shumë. Tonali në Glasgow luajti me Kessie, sonte me Bennacer, kështu i lehtësohet presioni dhe puna”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu