Ambrosini “sulmon” arbitrin Orsato pas ndeshjes te studiot e “Sky Sport”: Ajo që bëri sonte…

Massimo Ambrosini, ish-futbollisti i Milanit, u shpreh si më poshtë në studiot e SkySport për Lazio-Milan:

“Goditje e vështirë, sepse ndërlikon një rrugë që deri më tani e përcaktonim si meritore për një vend në Champions League.

Pastaj, megjithatë, futbolli nuk fal. Milani kaloi në një periudhë të komplikuar, gjithashtu e dënuar nga episodet si 2-0 e sotme.

Lazio meritonte të fitonte, por nuk ka dyshim që një episod i pafat do të ndryshojë gjërat: është një gjë të luash gjysmë ore kur je duke humbur 1-0, një tjetër me dy gola të pësuar.

Daniele Orsato Campionato Serie A TIM incontro Lazio v Milan allo stadio Olimpico di Roma. Roma, 26 Aprile © Marco Rosi / Fotonotizia

Orsato? Duket sikur shkoi te VAR për të rishikuar episodin sa për të bërë qejfin sepse ai e kishte caktuar golin në kokën e tij…  

Shkoi ta shihte përsëri pa ndryshuar mendje dhe duke rënduar më tej gjithçka.

Nga këndvështrimi im ishte një vendim i gabuar. Lazio filloi lojën mirë me 15 minutat e para të bujshme; Milani u befasua, pastaj vazhdoi të luante. Episodi 2-0 drejtoi lojën dhe Lazio e meritoi, aq sa tani është në garë rë plotë për një vend në Champions”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu