Ambrosini shkatërron Donnarumma! “Zgjodhe paratë, sepse për histori dhe emër Milani nuk është pas askujt! Një gjë nuk do të falin kurrë…”

“Donnarummas mund t’i them se 18 vjet te Milani për mua ishin gjithçka dhe ia vlenë plotësisht!”

E nis kështu komentin e tij mbi lamtumirën e Donnarumma nga Milani, ish-mesfushori kuqezi Massimo Ambrosini, që vazhdon me analizën…

“Futbolli sot nuk është ai që ka qenë më parë. Faji nuk qëndron vetëm te Raiola, por edhe te Donnarumma. Insigne, për shembull, për të qëndruar në Napoli pushoi nga puna Raiola, ky është një sinjal i fortë.

Maldini? Ai tregoi që projekti i Milanit mund të vazhdojë edhe pa Donnarumma. Milani është histori. Gigio te Barcelona? Çfarë ka Milani më pak se Barcelona? Asgjë!

Personalisht, unë besoj se largimi nga Milani me 0 ishte një mungesë e madhe respekti për një klub që e lejoi Donnarumma të arrinte këto nivele. Lojtarët vijnë dhe shkojnë, Milani mbetet”.

Pastaj ai vazhdon diskutimin e tij: “Nëse problemi ishte ambicja, kualifikimi në Champions do të kishte hequr të gjitha dyshimet nga ai.

Nga pikëpamja ekonomike nuk mendoj se dy milion më shumë ose më pak mund të jenë problem në zgjedhje. Unë ndoshta nuk do ta kisha bërë kurrë atë zgjedhje në moshën e tij.

A dëshironte ai të qëndronte në Milano? Atëherë është një rrethanë rënduese nëse ai dëshironte të qëndronte dhe në fund nuk qëndroi.

Nëse unë dua të qëndroj, nuk është askush që merr vendime për mua. Unë qëndroj dhe pikë.

Milani nuk është pas askujt për historinë dhe emër në botë! Tani ai mund të shkojë vetëm në klube që kanë më shumë para…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu