Ambrosini, mesazh: Donnarumma, po të them vetëm diçka mbi Milanin…

Duke folur për mikrofonat e Radio Sportiva, Massimo Ambrosini foli për të ardhmen e Donnarumma. Këto janë fjalët e tij:

“Me Donnarumma ndaj dashurinë dhe militantizmin për atë fanellë, mund t’i them se 18 vjet në atë ekip vlenin gjithçka për mua, ndryshe nga ai nuk pata mundësinë e zgjedhjes që ai ka.

Ambicia duhet të ndjekë projektin e klubit, në këtë moment edhe një vendim të rëndësishëm, këshillat duhet t’i referohen një ndjenje që ai ka shumë të fortë ndaj klubit.

Aspekti ekonomik ka vlerën e tij, besoj se ai mund të ketë një fjalë të konsiderueshme në të ardhmen.

Është portieri më i fortë në botë për momentin, për Milanin ai do të ishte blerja më e rëndësishme e sezonit të ardhshëm”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu