Ambrosini: “Me Atletico pres tjetër ndeshje, por ky Milan tani quhet kolektiv. Daniel? Kurrë në jetën time se kam parë Paolon ashtu”

Massimo Ambrosini foli me mikrofonat e Dazn dhe për Milanin. Këto janë fjalët e tij: “Pjekuria e këtij ekipi është konfirmuar në ndryshimet dhe në menaxhimin e këtyre djemve. Leao ka ridrejtuar lojën e Milanit dhe Saelemaekers ka qenë edhe një herë vendimtar.

Milani me këtë lloj shpirti është një kandidat për të qëndruar atje lart.

Mbi Champions dhe sfiden ndaj Atletico Madrid: “Ndeshja me Atletico Madrid do të jetë ndryshe nga ajo me Liverpool.

Milani e luan ndeshjen e saj edhe nëse kundërshtarët janë të ndryshëm. Nese je i lidhur te loja, me 2-3 situata del perpara dhe mund te shenosh”.

Se fundmi, mbi Diaz: “Brahim është titullar i rregullt dhe në atë pozicion ku Messias, Leao ose Rebic mund të luajnë.

Milan nuk ka zëvendësues të vërtetë në ate zone, por ata dinë të arrijnë atje me lojën ose me përparimin e mesfushorëve”

“Goli i Maldinit është i mrekullueshëm dhe vjen pas një veprimi të mirë, si dhe emocionet e Paolos janë të bukura. Unë kurrë nuk e kam parë atë të gëzojë kështu edhe pas nje goli të tij.

Të shohësh djalin duke shënuar në Serie A është diçka emocionuese. Nuk mendoj se është e lehtë për të menaxhuar praninë e një djali në një ekip që ai ka krijuar ashtu siç është e vështirë për Danielin të menaxhojë peshën e të qenit bir i artit”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu