Alternativa e Theo Hernandez, Milani tani mendon edhe brenda ekipit Primavera!

Merkato e mbrojtësit të majtë për Milan mbetet e hapur. Zëvendësi i Theo Hernandez në fakt nuk do të jetë lojtari i Barcelona-s, Junior Firpo: spanjolli është një hap larg Leeds.

Sipas Gianluca di Marzio, lojtari është gati të bashkohet me Premier League: Blaugrana do të pranojë ofertën e Leeds prej 15 milion eurove plus bonuse.

Klubi spanjoll padyshim që preferon ofertën e parave nga ekipi i Bielsa sesa propozimin e huazimit të bërë nga Milani, megjithë dëshirën e Firpo për të veshur fanelën kuqezi.

Milan, i cili duhet të shikojë përreth dhe të eksplorojë hipoteza të tjera për të mbushur rolin, sigurisht që po mendon edhe ndryshe…

Me Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, kuqeznjtë kanë nevojë për një alternativë të vlefshme për çdo rol dhe aktualisht ka një vrimë për të mbushur në të majtë.

Një zgjidhje mund të vijë nga brenda dhe do të përbëhej nga një lojtar me prespektivë dhe i përgjigjet emrit të Milos Kerkez.

Milos Kerkez është një lojtar i datëlindjes 2003 i cili arriti në Milano shkurtin e kaluar.

Një mbrojtës i ri me kombësi hungareze, i cili në pjesën e fundit të sezonit të kaluar u shtua në Primavera të Federico Giunti.

Rossonerët e morën atë nga ETO Fc Gyor, ekipi hungarez i divizionit të dytë në të cilin 17-vjeçari kishte bërë 16 paraqitje në kampionat si titullar (18 në total) me dy asist.

1.76 i gjatë dhe një lojtar me të majtën, ka teknikë dhe fuqi.

Nëse lojtari i ri bashkohet me ekipin e parë vitin e ardhshëm, Pioli do të ketë detyrën ta edukojë taktikisht dhe të nxjerrë në pah meritat e tij.

Kerkez lindi në Serbi, në Vrbas, në moshën 14 vjeç ai kishte kaluar një audicion për Rapid Vienna por pas disa muajsh arriti te Gyor, të cilit djali i është mirënjohës:

“Unë dua të luaj për Hungarinë dhe i detyrohem Gyor”.

Ai u zbulua nga Moncada dhe u bashkua me Milanin pas miratimit të Maldinit, i cili është një idhull i djalit: “Të mësoj nga më të mirët e historisë dhe nga Theo, i cili është një përsosmëri sot për sot në këtë rol, është ëndrra ime”.

Prandaj Kerkez mund të përfaqësojë zgjidhjen e brendshme të Milanit për zëvendësuesin e Theo Hernandez.

Maldini dhe Massara do të studiojnë ende merkaton duke kërkuar mundësi në këtë kuptim, përndryshe talenti i ri hungarez mund të ketë një shans të madh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu