Allegri prezantohet te Juventusi, por komenton Milanin: Kujdes nga ata, sepse këtë sezon…

Massimiliano Allegri foli në konferencën për shtyp të prezantimit si trajner i Juventusit (i rikthyer) edhe për Milanin.

Këto janë fjalët e tij, që me kuqezinjtë në 2011 fitoi titullin kampion. “Vitin e dytë pa stol ndoqa shumë futboll, të parin më pak.

Doja të kuptoja nëse isha akoma në gjendje të drejtoja apo stërvisja.

Skuadrat më interesante që kam parë? Milani është rritur dhe tani lojtarët e rinj që kishte kanë fituar më shumë përvojë.

Ata do të jenë ndër favoritët për të fituar titullin, ashtu si emrat e tjerë të mëdhenj. Do të jetë një kampionat i mirë. Ne duhet t’u japim vazhdimësi rezultateve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu