Allegri: Juventusi nuk do të ketë kurrë ADN e Milanit, spektaklin! Vdisja pas Ronaldinho, Ibra kokëfortë që nuk më dëgjoi

Massimiliano Allegri, i cili foli në studiot e “Sky Sport” ditën e djeshme, u ndal edhe të rrëfente ndryshimin mes vizionit të Milanit dhe Juventusit.

Këto janë deklaratat: “Unë kam stërvitur Juventus dhe Milan, të cilat janë dy klube rivale. Silvio Berlusconi u paraqit dhe ishte një shoëman ndërsa te Juventus Agnellit kanë qenë gjithmonë punëtorë me FIAT në historinë e tyre, për këtë arsye duhej të ishte i pari në Itali.

Kishte gjurmën e sakrificës, ADN e punëtorit. Milani ka spektaklin në ADN. Kur u bashkova me Milanin, kishin kaluar 7 vjet që ata kishin fituar kampionatin e fundit, por kishin fituar në Evropë ama”.

Më pas, disa anekdota për lojtarët kuqezi: “Unë jam i çmendur për lojtarët teknikë si Ronaldinho, ai bënte që topi të kalonte aty ku askush nuk do të mund ta kalonte. Cassano ishte gjithashtu si ai.

Pastaj Robinho dhe Seedorf. Ndonjëherë Robinho e mbante topin deri në 35 sekonda me radhë, vitin e dytë pak më pak dhe pastaj vitin e tretë edhe më pak.

Seedorf një herë e vendosa në stol për 2 ndeshje me radhë dhe ai erdhi tek unë duke kërkuar një shpjegim. Kështu që unë i thashë që të bëhej gati sepse edhe ndeshjen tjetër do të ulej në stol”.

“Ibrahimovic nga ana tjetër, nëse do të kishte luajtur qendërsulmues edhe 10 vjet më parë, do të mund të kishte shënuar shumë gola të tjerë. Por, ishte kokëfortë dhe nuk merrte vesh!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu