Alexandër-Arnold: U fikëm 2-3 minuta, por në këto nivele ndodh mes dy ekipesh të mira!

“Ishte një lojë e mirë, kjo është ajo që ju prisni kur luani futboll në Ligën e Kampionëve – dy skuadra vërtet të mira, ishte e vështirë që vërtet te vihej ne gjume”

Trent Alexander Arnold e komenton keshtu perballjen me Milanin.

“Mënyra se si e filluam pjesën e parë ishte e pabesueshme, i vendosëm nën një presion të madh dhe ata nuk e dinin se çfarë i goditi…

E mbyllem keq pjesen e pare, por e kthyem dhe Henderson realizoi supergolin e fitores.

“Është e vështirë kur ndeshjet shkojnë kështu. Fikesh për dy ose tre minuta dhe ndëshkohesh. Por është një garë elitare, kështu që mos prit te mos ndodhe”.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri, përndryshe do të ndëshkohemi si me Milanin. Ne ishim në gjendje të arrinim fitoren dhe kjo është gjithçka që ka vërtet rëndësi”

Fitorja, e shoqëruar me Atletico Madrid dhe FC Porto që u ndalen barazim pa gola, i sheh të kuqtë në Grupin B pas raundit të parë të ndeshjeve.

“Ky eshte një grup i vështirë. Kur të katër ekipet u shortuan, të gjithë po e shikonin këtë grup si ndoshta një nga më të vështirat.

“Nuk ka ndeshje të lehtaë. Do të jetë e vështirë, duhet të fitosh çdo pikë që merr. Ne kemi bërë mirë për të marrë tre pikët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu