ALARM KUQEZI! Milan, ka një rekord negativ në Europë bashkë me Eibar

Milani është kthyer për të fluturuar në krahët e entuziazmit. Suksesi i merituar dje në fushën e Juventusit i dwrgoi kuqezinjtw përsëri në vendin e dytë. Por mbi të gjitha i jep skuadrës së Piolit një shans të madh për të arritur objektivin e Ligës së Kampionëve.

Paraqitje e shkëlqyeshme nga kuqezinjtw dje në Allianz Stadium, praktikisht perfekte. Tre gola, porta e paprekur pwr Donnarumma, zero vuajtje dhe shumë bujari.

Juventus’ Giorgio Chiellini diappointed during the italian Serie A soccer match Juventus FC vs AC Milan at the Allianz Stadium in Turin, Italy, 9 May 2021 ANSA/ALESSANDRO DI MARCO

Mbetet vetëm një keqardhje e vogël: penalltia e humbur nga Franck Kessie i cili mund ta mbyllte  ndeshjen më herët.

Mesfushori i Milanit, një nga gjuajtësit më të njohur të sezonit, u hipnotizua nga Wojcech Szczesny në mes të pjesës së dytë. Portieri i Juventusit u zhyt paraprakisht në të majtë duke pritur (edhe pse nuk shmangu humbjen).

Gabimi i Kessie përkeqëson një statistikë tashmë mjaft të diskutueshme.

Milan humbi penalltinë e pestë të sezonit nga 17 të fituar  gjatë kampionatit aktual. Realizimi nga pika e bardhw mbetet i mirë, por përqindja e gabimit rritet.

Siç është theksuar nga portali Opta Sport, Milan bëhet kështu ekipi në Evropë (duke llogaritur ligat më të mira) që humbi numrin më të lartë të penalltive. Në të vërtetë, pesë në sezon, ashtu si spanjollët nga Eibar.

 Para ndeshjes së djeshme kundër Juventusit, Kessie tashmë kishte bërë një gabim kundër Fiorentina në ndeshjen e parë. Zlatan Ibrahimovic bëri tre gabime: suedezi humbi shënjestrën kundër Inter, Verona dhe Bologna.

Nga ana tjetër, Szczesny konfirmon veten si bisha e zezë e Milanit. Portieri polak në karrierën e tij ka pritur tre nga katër penalltitë e Milanit. Para Kessie ai tashmë kishte hipnotizuar Gonzalo Higuain dhe M’Baye Niang, kur polaku luante te Roma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu