AKUZA E VAN BASTEN: “Scudetto i vitit 1990? Iu dha Napolit nga zyrat… Kjo sepse donin dy ekipe në Champions”

Marco van Basten, ish-sulmuesi i Milanit në vitet ’90 dhe një ndër më të fortët në historinë e futbollit, dha një intervistë të gjatë për AS në të cilën ai filloi akuza të rënda në lidhje me Serie A 1990 të fituar nga Napoli:

“Scudetto 1990? Ata bënë gjithçka që ishte e mundur për t’ia dhënë Napolit. Rregullat e reja lejonin që në Kupën e Kampionëve të merrnin pjesë si fituesve të një viti më parë në këtë kompeticion, si fituesve të kampionatit atë vit”.

“Ne kishim fituar Kupën e Kampionëve dhe ata bënë gjithçka për të na ndaluar që të fitonim kampionatin dhe të dërgonin dy ekipe italiane në Champions për të pasur një konkurrencë më të lartë.

Skandalet ishin të pabesueshme. Gjyqtarët kundër Milanit, Interit dhe Veronës ndërsa kishte favore të vazhdueshme për Napolin.

Ndeshja që iu dha në Bergamo kundër Atalanta për episodin e Alemao kur ata humbën 2-0 ishte diçka e tmerrshme. Napoli fitoi atë Scudetto në zyra”, raporton corrieredellosport.it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu