Akordi për Tonalin: të gjitha shifrat, ulja e rrogës, formula dhe supersticiozi Cellino me 1 mijë eurot

Sandro Tonali po përgatitet të bëhet një lojtar i Milanit plotësisht. Pas sezonit në huazim dhe dështimit për ta blerë brenda afatit, u gjet një marrëveshje e re me Brescia.

Duke qenë se bisedimet nisën nga e para, nuk ishte e lehtë të gjendej menjëherë akordi.

Në orët e kaluara, operacioni u përcaktua në detajet e fundit. 10 milion eurot e huazimit  të rëndë tashmë janë paguar në vitin 2020 dhe Brescia, që duhet të kthente mbrapsht 5 mln euro pas afatit të tejkaluar për riblerjen nga Milani, ka preferuar t’i mbajë dhe të bëjë një skonto te çmimi i ri duke rënë drastikiksht nga 35 mln eurot e famshme.

Tani klubi kuqezi do të paguajë edhe 7 milion euro plus 3 bonuse dhe kartonin e Giacomo Olzer. Prandaj, investimi total i parave është 17 pjesa fikse plus 3 bonuse.

Në të vërtetë, 16,999… Siç u zbulua nga Gianluca Di Marzio për Sky Sport.

Massimo Cellino është supersticioz dhe ka preferuar të bëjë një zbritje të vogël të mëtejshme (6.999 milion do të paguhen tani) për të shmangur shifrën 17, që për mendimin e tij sjell fat të keq.

Gjithashtu, lojtari do të nënshkruajë të mërkurën dhe jo të martën. Ai do të jetë në dispozicion për grumbullimin  e Milanellos të planifikuar për të enjten 8 Korrik.

U deshën disa javë për të arritur një marrëveshje, por në fund mbërriti tymi i bardhë midis palëve.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara e siguruan Tonalin për qëndrimin e tij në Milano dhe marrëveshja më në fund u realizua.

Mesfushori i cili u rrit në Brescia dëshiron të tregojë se Rossonerët kanë bërë mirë që i besojnë atij për të ardhmen.

Sezoni i parë u karakterizua nga ulje dhe ngritje, në të dytin duhet të ketë rritje të konsiderueshme për të justifikuar investimin e bërë.

Pa harruar këtu se vetë Tonali bëri një ulje të konsiderueshme të rrogës që mund të ketë prekur 200-300 mijë eurot më pak në sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu