Akordi me Ibrahimovic/ Shifrat dhe detajet

Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë te Milan.

Më në fund është gjetur marrëveshja përfundimtare për rinovimin e kontratës deri në qershor 2021.

Pas shumë javësh përpjekjeje, palët kanë arritur tek “tymi i bardhë “ i aq shumë dëshiruar.

Siç raportojnë Calciomercato.com, marrëveshja është gjetur për rreth 6 milionë euro neto plus 1 milion tjetër bonus.

Arrihen kështu 7 milionët që Mino Raiola pretendonte për Ibra-n.

Në orët e ardhshme lojtari do të marrë një avion nga Suedia në drejtim të Milanos.

Drejtuesit e presin për firmen e kontratës së re dhe Stefano Pioli e pret për stërvitjen në Milanello.

Telenovela në lidhje me rinovimin po mbyllet me një përfundim pozitiv. Në fund të gjithë moren atë që dëshironin.

Milani shoresonte të harxhonte diçka me pak për rrogen e Ibrahimovic, por i është dashur të rrisë oferten për të mos humbur një lojtar kryesor në projektin e mister Pioli.

Të gjithë e kanë parë impaktin e 38 vjeçarit nga momenti i khimit të tij në kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu