Agjenti Mino Raiola “futet” mes Juventusit dhe Milanit!

Juventus-Milan nuk do të jetë vetëm një ndeshje futbolli, vendimtare për kualifikimin në Champions League. Juventus-Milan e mbrëmjes së sotme do të luhet edhe për merkaton.

Prej disa muajsh flitet për një këmbim mes Juventus-it dhe Milan-it që ka për regjisor super menaxherin Mino Raiola.

Diskutohet për të ardhmen e dy klientëve të tij: Federico Bernardeschi dhe Alessio Romagnoli.

Kontrata e sulmuesit skadon në qershorin e vitit 2022 dhe bardhezinjtë duket se nuk kanë ndërmend ta zgjasin marrëveshjen.

Njëkohësisht, kapiteni i kuqezinjve nuk është më i paprekshëm dhe trajneri Pioli ka preferuar disa herë Tomori-n në këtë fund të sezonit.

Kjo situatë ka krijuar kushtet për një këmbim të mundshëm mes dy skuadrave që do t’i kënaqte të gjithë, sipas calciomercato.it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu