Agjenti konfirmon: Ishte pranë Milanit, por ata ndryshuan në fund!

Merkato shpesh është e vështirë të parashikohet dhe kushtëzohet nga dinamika e pafund.

Milani po konsideron profile të ndryshme për secilin rol dhe zgjedhja e një, në vend të një tjetri, varet nga faktorë të shumtë…

Edhe për blerjen e mbrojtësit të majtë situata ishte pak a shumë kjo.

Para mbylljes së Ballo-Touré Maldini kishte kontaktuar edhe për mbrojtësin anësor të Parma-, Giuseppe Pezzella.

Kontaktet me klasën e vitit 1997 ishin shumë intensive, por në fund asgjë nuk u bë.

Agjenti i tij, Mario Giuffredi, gjatë një interviste me Radio Marte shpjegoi se si shkuan negociatat me Rossonerët.

Këto janë fjalët e tij:

“Ne ishim shumë afër por fatkeqësisht ata bënë një zgjedhje tjetër”.

Zgjedhja e Milanit ishte padyshim që të kthehej te lojtari i Monaco-s, Ballo-Touré, i cili mbërriti plotësisht për 4.2 milion euro.

Zëvendësi i Theo Hernandez do të jetë franko-senegalezi.

Prandaj Pezzella me kënaqësi do të kishte zbarkuar në Milano, gjithashtu për të bërë rezervën e francezit.

Por, drejtuesit kuqezi vendosën të përqendrohen në lojtarin e Ligue 1, duke shpresuar që të kenë investuar si duhet.

Vetëm koha do ta tregojë nëse intuita e Paolo Maldini ka rezultuar e suksesshme.

Në orët e fundit flitet për transferim të mundshëm të Pezzella te Sampdoria, ku do të gjente ish-trajnerin D’Aversa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu