Agjenti i yllit të Chelsea i shkel syrin Milanit!

Joao Santos, agjenti i futbollistit të Chelsea, Jorginho, foli për të ardhmen e mesfushorit italo-brazilian, që mund të jetë në Serie A sërish pasi disa vite më parë londinezët e blenë nga Napoli.

Milan gjithashtu është në mesin e ekipeve të interesuara. Këto janë deklaratat për mikrofonat e ‘Radio Kiss Kiss Napoli’:

“Ai dëshiron të kthehet në Itali: nëse Napoli do të ketë vullnetin për ta sjellë përsëri në skuadër, do të jemi të gatshëm që të negociojmë.

Kushton 50 milion euro dhe akoma ka një kontratë dy-vjeçare. Mendoj se se Abramovich, sidoqoftë, do të propozojë një rinovim së shpejti.

Juventusi? Paratici e njeh futbollin. Por, më lini t’iu them se Jorginho nuk u intereson vetëm Napolit dhe Juventusit, por edhe Milanit dhe Interit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu