Agjenti i turkut “magjik” Yacizi shtyn Milanin të flasë me Lille…

Të enjten Milani do të zbresë në fushë kundër Lille për raundin e katërt të Ligës së Evropës. Ndeshja e parë përfundoi keq për kuqezinjtë: një 0-3 shumë e rëndë që mban firmën e Yazici, mesfushor sulmues turk dhe shok me Hakan Calhanoglu. Një performancë, ajo e ish-yllit të Trabzonspor, e cila tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve.

Këtë mëngjes u fol për një interes nga Milani në funksion të lamtumirës së mundshme të Clahanoglu. Numri aktual 10 kuqezi ka bërë – sipas shumë burimeve – kërkesa absurde për rinovim dhe kjo e ndërlikon negociatën.

Kështu që Djalli po mendon për zëvendësime të mundshme dhe Yazici duket se është një profil që u pëlqen. Nuk është hera e parë, ndër të tjera: ky lojtar ishte përfshirë te lista e Milanit edhe para mbërritjes së tij te Lille.

Duke folur për Calciomercato.com, agjenti i tij bëri një vlerësim të situatës në lidhje me këtë interesim të merkatos. Pikërisht mbi interesin e Milanit, agjenti tha:

“Shumë agjentë ndërkombëtarë më thirrën pas ndeshjes kundër Milanit. Yusuf ishte i shkëlqyeshëm dhe bëri një hat-trick të pabesueshëm. Ne nuk kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta me Milanin. Pra, nëse Milani është i interesuar, duhet të telefonojë direkt Lille, jo ne “.

Sidoqoftë, siç e përmendëm më parë, Milani mendoi për Yazici në të kaluarën, para se të transferohej në Lille. Lidhur me këtë sfond, megjithatë, prokurori turk përsëriti të njëjtin koncept:

“Ne kurrë nuk kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta me Milan para transferimit të Yusuf nga Trabzonspor në Lille. Lazio u interesua konkretisht për djalin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu