Agjenti i Thiago Silves per MN: Rikthimi? Gjithcka eshte e mundur. Ka admirim te madh per kuqezinjte.

Nje tjeter rikthim i bujshem mund te ndodhe ne Milano. Behet fjale per ish mbrojtesin me te cilin Milani fitoi titullin e fundit ne Seria A, Thiago Silva, emri i te cilit ngall gjitmone kujtime te mrekullueshme ne kampin kuqezi.

Mbrojtesi brazilian eshte ne fund te kontrates me PSG dhe veshtire se do te ndodhe nje rinovim me shoqerine pariziene. Kthimi ne Milano mbetet nje opsion i mundshem dhe kete e ka konfirmuar agjenti i tij, Paulo Tonietto per Milannews.it

Tonietto per Milannews: Gjithcka eshte e mundur ne futboll, por duhet te presim cfare do te ndodhe per shkak te pandemise. Ai ka nje admirim te madh per Milanin, vitet aty kane qene sukses per karrieren e tij. Ai eshte i vetedijshem per dashurine e madhe te tifozeve per te.

Por operacioni mbetet i nderlikuar pasi mosha e brazilianit mund te shihet si pengese per politiken e Elliot te cilet jane te fokusuar tek te rinjte. Por nje emer me pervoje si Thiago Silva mund te ndihmoje ekipin te rritet dhe sigurisht qe do jete nje aspekt per t’u marre ne konsiderate nga dirigjenca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu