Agjenti i Theos e konfirmon: “Shume skuadra te interesuara, nese na vjen oferte konkrete…”

Theo Hernandez eshte padyshim nje nder asetet me te vlefshme te skuadres kuqezi. Per Milanin ai eshte i paprekshem por duhet te jete vigjilent nga sulmet e jashtme gjate kesaj merkatoje. Ka zera me interes te konsiderueshem per te, perfshire PSG, te cilet sipas shtypit francez po levizin me shume per ta rrembyer ate nga Milano.

Agjenti  i tij, Manuel Garcia Quilòn ka folur per «FootMercato» nese ka ardhur ndonje oferte konkrete drejt lojtarit apo jo. Quilon tha se Theo pelqehet nga klube te ndryshme por mohoi qe specifikisht PSG te kete bere nje oferte konkrete per te.

Quilon: “Askush nuk na kontaktuar nga PSG. Theo pelqehet nga klube te ndryshme, madje te rendesishme, por nuk ka ende ndonje gje konkrete. Nese vjen ndonje oferte? Do t’i shqyrtojme.”

Pra, agjenti i tij largon per momentin parizienet nga lojtari por nuk perjashton qe negociata konkrete mund te lindin ne vazhdim. Ne te njejten menyre eshte shprehur dhe per klientin tjeter, Pepe Reina, duke thene se as per portierin nuk ka oferte konkrete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu