Agjenti i Mandzukic tregohet i sinqertë: Kontrata? Ja si është puna me Milanin…

Giovanni Branchini, agjent i Mario Mandzukic, shpjegoi situatën sa i përket kontratës së sulmuesit kroat.

Ende shumë pak i aktivizuar te Milani, për shkak edhe të dëmtimit që i ndodhi menjëherë, për mikrofonat e Sky Sport, agjenti i ish-sulmuesit të Juventusit ka sqaruar:

“Kontrata e Mandzukic është e lidhur me disa kushte. Por kur ka lëndime që nuk lejojnë një vlerësim në masën e plotë të lojtarit, askush nuk e ndalon kryerjen e rinovimit edhe nëse nuk plotësohen kushtet e kontratës.

Fatkeqësisht për shkak të një dëmtimi ai nuk mund të ndihmonte deri më tani, e kuptoj që nga java tjetër ai do të kthehet në stërvitje në grup dhe do të vendoset në fund të sezonit nëse do të qëndroj apo të bëj një zgjedhje tjetër”.

Deri tani, Mario ka luajtur vetëm 6 ndeshje dhe vetëm dy si titullar, duke mos shënuar asnjë gol…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu