“Agjenti i Kessie, takim në Londër!” | Zbulohet oferta prej 40 mln eurosh në 5 vjet. Megjithatë…

“Franck pati një verë disi të veçantë, midis ndalesave, dasmës dhe Olimpiadës. Ai më duket i fokusuar dhe i qetë, por rinovimi duhet diskutuar me klubin.

Duket se ka një gatishmëri nga të dy palët për të vazhduar së bashku. Ata po diskutojnë, por sot janë fjalime të parakohshme”.

Kështu foli dje Stefano Pioli dje në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes kundër Sampdoria, për situatën e lidhur me Franck Kessie.

Nënshkrimi i shumëpritur për rinovimin ende nuk ka mbërritur dhe tifozët e Milanit po fillojnë të shqetësohen pak.

Deklaratat e mesfushorit në La Gazzetta dello Sport, direkt nga Japonia, në të vërtetë kishin qetësuar mjedisin, por ne ende nuk kemi kaluar nga fjalët në vepra.

Kontaktet me agjentin e Kessie nuk çuan në tymin e bardhë dhe po vazhdohet të negociohet për të gjetur akordin përfundimtar.

‘Presidenti’ dëshiron të qëndrojë me kuqezinjte, të shkruajë faqe të rëndësishme në historinë e Milanit, por klubi duhet të jetë në gjendje të plotësojë kërkesat e lojtarit dhe agjentit të tij.

Një marrëveshje mbi 6 milionë euro neto në sezon është e mundur, por në fund, bonuset do të bëjnë diferencën.

Ndërkohë, siç mund të pritej, Atangana dëgjoi klubet e tjera dhe propozimet e tyre. Kessie padyshim që ka shumë merkato dhe mundësia që ai të lirohet me zero veren e ardhshme me të vërtetë bën shumë ekipe lakmitare.

Një ekip, i cili do të kishte marrë hapa konkretë, është Tottenham: është Alessandro Jacobone, në profilin e tij në Twitter, qe shkruan se Paratici ka takuar agjentin Atangana, duke vënë në pjatë një ofertë prej 8 milion euro neto në sezon për pesë vjet (kështu ai do të fitonte 40 milion euro) dhe një komision maksimal për agjentin.

Jacobone nënvizon sesi Milan është sot në një pozitë të favorshme, edhe për faktin se preferenca e Kessie është klubi kuqezi. Sidoqoftë, ngjarjet e Calhanoglu dhe Donnarumma mësojnë se ato qe vlejne jane firmat për të qenë vërtet të sigurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu