Agjenti i Insignes në Casa Milan! Gazetari i “Sky Sport” sqaron

Sipas asaj që u raportua nga Peppe Di Stefano në Sky Sport 24, këtë pasdite Vincenzo Pisacane, agjent i Danilo D’Ambrosio dhe Lorenzo Insigne, shkoi në Casa Milan.

Këto janë fjalët e korrespodentit në Milano. “Këtë pasdite Vincenzo Pisacane u pa në Casa Milan.

Kush është Pisacane? Është një agjent i FIFA-s, por ai është gjithashtu agjent i Danilo D’Ambrosio dhe Lorenzo Insigne…

Nga ajo që na është thënë, do të ishte thjesht një vizitë mirësjelljeje dhe sigurisht e ardhmja e Calhanoglu me Milanin është ende e pasigurt por nuk mendoj se kuqezinjtë janë të interesuar për kapitenin e Napolit pasi ai fiton 5.5 milion euro në vit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu