Agjenti i Conti per MN: Rinovimi? E ka Milani ne dore. Viti tjeter eshte viti i tij

I kontaktuar nga MilanNews, agjenti i Andrea Conti-t ka folur per te ardhmen dhe ceshtjen e rinovimit te lojtarit. Mario Giuffredi beri me dije se Conti ndihet mire ne Milano, por nuk do te jene ata qe do te insistojne per rinovimin dhe kjo do te ndodhe vetem nese Milani kerkon qe te vazhdoje me tej me lojtarin. Giuffredi shtoi se vitin qe vjen do te shohim nje Conti ne 100% te formes se tij.

Giuffredi: Sezoni i Conti fillon qe me ardhjen e Piolit pasi me Giampaolon ai  nuk luajti kurre. Lojtari na i ka bere te gjitheve te qarte se ai po kthehet. Ndoshta nuk ka dhene shume ne fazen sulmuese por ka patur permiresime ne fazen mbrojtese, sepse menyra e lojes se Piolit kerkon me shume vemendje ne mbrojtje. Vitin tjeter ne presim te shohim nje Conti 100%, ai qe njohim.

Giuffredi: Deri tani nuk kemi folur me askend per rinovimin. Lojtari eshte ne dispozicion per te folur rreth se ardhmes, ai ndihet mire tek Milani. Ne vere, Contit i ngelen edhe dy vite kontrate dhe besoj se nje klub nuk duhet ta lere nje lojtar te ri ne skadence kontrate. Nese klubi deshriron te flase per rinovimin ne do te jemi ne dispozicion, po ne nuk do te shkojme ta kerkojme. Mendojme se viti tjeter do te jete viti i Contit. Ai eshte rikuperuar 100% dhe muajt e fundit ka patur vazhdimesi. Vitin tjeter do te jete ne gjendje te shprehe plotesisht potencialin e tij. E perseris, ne nuk do te kerkojme ndonje lloj kontrate, nese klubi deshiron ne do te jemi aty.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu