Agjenti i Calhanoglu komenton takimin e sotëm me Milanin!

Rinovimi i Hakan Calhanoglu ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe delikate. Ndërsa futbollisti turk përqendrohet në fushë dhe paraqitja ndaj Parma ishte mësë pozitive, me tre shtylla të goditura prej tij, jashtë saj agjenti po punon për rinovimin.

Gordon Stipic, foli për mikrofonat e “Tuttomercatoëeb” në lidhje me takimin që u zhvillua këtë pasdite në Casa Milan për të diskutuar rinovimin e klientit të tij.

Këto janë fjalët e tij: “Ishte një takim pozitiv. Ne jemi në fazën e negociatave, le të shohim, po punojmë për të dhe do ta bëjmë përsëri.

Për këtë arsye ne do të mbajmë kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Milanit për mbledhjet e tjera”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu