Agjenti i Buffon habit dhe thumbon Donnarumma: “Maignan më i forti i Serie A, askush nuk të mban mend!”

Silvano Martina, agjenti i Buffon, në një intervistë për Il Messaggero ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij mbi Donnarumma dhe Maignan.

Donnarumma shihej si pasuesi i Buffon te Juventusi dhe sigurisht që kur një agjent i portierit që ka shkruar historinë e Italisë shprehet kështu nuk duket thjesht një “polemikë”…

“Te Milani ata tashmë e kanë harruar Donnarumma -n: Maignan është më i forti në Serie A. Ai është ekspert dhe ka një paraqitje të shkëlqyer. E përsëris: askush nuk e mban mend Donnarummën.

Të gjithë portierët e rinj tani janë të fortë në nivelin e kokës. Krahasuar me ata të kohës sonë ata janë padyshim më të pjekur. Vershellima e San Siro për Donnarumma? Ata mund të mos e kenë kënaqur, por disi ai arriti t’i menaxhojë ato”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu