Milani përgatitet për sfidën ndaj Romës në Serie A, por edhe verdhekuqtë gjithashtu. Të dy skuadrat luajtën ditën e enjte në Europa League, me pak rrokadë në formacion.
Megjithatë, pas lajmeve të këqija, sot te verdhekuqtë ka ardhur një lajm i rëndësishëm në lidhje me mbrojtjen.
Verdhekuqtë, që do të duhet të bëjnë pa Smalling, rikuperojnë Gianluca Mancini në minutën e fundit.

Mbrojtësi italian, i cili në orët e fundit kishte njoftuar pozitivitetin e tij ndaj Coronavirus, përdori përsëri rrjetet sociale për të komunikuar dritën jeshile për në San Siro: lojtari iu nënshtrua dy tamponëve, të cilat dhanë një rezultat negativ.
Ish-lojtari i Atalantas do të jetë në dispozicion të trajnerit Paulo Fonseca për ndeshjen e së hënës kundër Milanit.

Sakaq, nuk do të jetë në gjendje të rikuperojë Chris Smalling. Mbrojtësi anglez, siç raportohet nga qendra stërvitore e Trigoria, gjithashtu u stërvit sot veçmas, larg grupit të Paulo Fonseca.
Dhimbja e gjurit nuk ka kaluar ende. Smalling nuk ka gjasa të jetë në dispozicion të Romës për ndeshjen e vështirë në Milano.