Afron Europa League: ja sa do të fitonte klubi kuqezi nëse i shkon deri në fund trofeut!

Pas një viti mungesë, Milani kthehet në Europa League, të enjten në 21:00 ata do të përballen me Celtic të Neil Lennon në Glasgow.

Vetëm aksesi në grupet evropiane i jep tjetër shije çdo skuadre, por mbi të gjitha ka një ndikim ekonomik.

Sa mund të mbledhë Milani në rast fitoreje? Shpejt për ta thënë, por projeksioni, në një mënyrë optimiste, mund të bëhet edhe në prag të debutimit.

Pjesëmarrja në grupe këtë vit do të jetë më e dobët se në sezonin 2018/2019 në të cilën shifra e përgjithshme arriti në rreth 14.6 milion euro, një shumë që sot bie në 12 milion euro; secila fitore vlen 570,000 €, ndërsa çdo barazim vlen 190,000 €.

Kualifikimi për raundin e 32 do të sillte 500,000 euro për klubin, ndërsa raundi i 16 do të sillte 1,1 milion euro.

Nga çerekfinalet e lart, shifrat ende rriten: 1.5 milion në çerekfinale, 2.4 milion për pjesëmarrjen në gjysmë-finale të cilat dyfishohen në rast të hyrjes në finale, e cila vlen 4.5 milion për klub.

Fituesi i finales së Uefa Europa League do të marrë edhe 4 milion euro shtesë.

Kështu që Milani, në rast të një fitoreje, do të arrinte 26 milion në çmime të cilave më pas duhet të shtohen pluset e lidhura me fitoret ose barazimet në fazën e grupeve.

Këtyre duhet t’u shtohen edhe paratë që rrjedhin nga Marketpool (parashikuar rreth 20 milion).

Këto llogariten në fund të konkursit bazuar në vlerën e të drejtave televizive të Europa League në tregjet individuale kombëtare.

E shkuara deri në fund, për Milanin, mund të nënkuptojë fitim nga 45 deri në 50 milion euro, të gjitha pa – për fat të keq – të ardhurat nga biletat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu