AFP – Bennacer: “I lumtur që Ibra na bërtet! Pa titull na hidhet poshtë puna. Pioli na tregoi vlerat e fanellës Milan”

Mbërriti te Milani pa shumë bujë dhe i veshur keq aq sa rrjetet sociale nisën të talleshin (në fakt e kritikoi dhe ai veten) por Ismael Bennacer shpejt u bë një nga më kryesorët e grupit, brenda dhe jashtë fushës.

Paraqitjet e algjerianit i lejuan Milanit të rriste nivelin dhe të garonte për pozicionet më të larta në renditje.

Një performancë që u zbukua edhe me faktin se ish-lojtari i Empolit shkëlqeu edhe në Kupën e Afrikës të fituar me Algjerinë e tij dhe ku u shpall më i miri i kompeticionit.

Tani afër kthimit në fushë pas një dëmtimi të gjatë të muskujve, por edhe i mbajtur jashtë të dielën e shkuar nga shfaqja e bronkitit, Bennacer dha një intervistë të bukur ku ai flet për ambiciet kuqezi dhe Zlatan Ibrahimovic.

Mesfushori foli me mikrofonat e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve AFP.

“Ibrahimovic? Preferojmë kur ai bërtet sesa kur nuk thotë asgjë, kjo do të thotë që ai dëshiron të na tregojë se kujdeset për ne dhe se i intereson rezultati e Milani.

Ai është një perfeksionist, e ka ngritur nivelin dhe dëshiron të na sjellë në standardet e tij. Ai po na jep shumë, sidomos këshilla të shkëlqyera”.

Mbi ëndrrën e Scudetto: “Nëse nuk arrijmë Scudetton, gjithçka që bëmë do të harrohet, ajo që bëmë para marsit do të bjerë përgjatë rrugës nëse dorëzohemi.

Ne duhet ta rikthejmë Milanin në majë, aty ku meriton të jetë një klub kaq i lavdishëm. Ne duhet të besojmë në të për klubin dhe për veten tonë. Por, sidomos në një vit pa tifozë, ku prania e tyre edhe pse jo fizikisht, ndihet, pasi na mbështesin”.

Për atë që ndryshoi pas humbjes 5-0 kundër Atalanta në fund të vitit 2019: “Pas kësaj humbjeje, reflektuam dhe kërkuam për shpirtin brenda vetes dhe dolëm nga ajo situatë”

Mbi Pioli: “Trajneri di të menaxhojë grupin, ai është afër nesh, ai gjithmonë na pyet nëse jemi të lodhur, nëse jemi mirë etj. Ai solli atë frymë skuadre, të cilën mbase nuk e kishim më parë, dhe na mësoi se si ta vishim këtë fanellë. Kjo është një ndjenjë e mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu