Adli-Milan, dalin shifrat e para! Gazetar e Bordeaux tregon prapaskenat: Akordi po afron

Milan është në bisedime me Bordeaux për Yacine Adli dhe konfirmimi erdhi në orët e fundit nga presidenti francez Gerard Lopez, i cili tha:

“Ka diskutime të hapura. Nuk është gabim të thuhet se Milani është i interesuar dhe se është në një pozicion i mirë. Ne po flasim dhe do të shohim nëse ky transferim do të ndodhë apo jo në ditët e ardhshme”.

Siç është raportuar këtë mëngjes nga La Gazzetta dello Sport, talenti i ri transalpin është shumë i popullarizuar dhe i pelqyer nga drejtuesit kuqezi (nisur nga shefi i skautingut, Moncada) jo vetëm për cilësinë e tij, por edhe sepse ai është një lojtar shumë fleksibël pasi mund të bëjë edhe mesfushorin qendror dhe ate sulmues.

Milan është nën presion të fortë ndaj Bordeaux, vlerësimi i të cilit për Aldi është ende mjaft i lartë duke pasur parasysh se ai kërkon mbi 10 milionë euro për ta lënë.

Për këtë arsye, para se të fillohet sulmi vendimtar ndaj francezit të ri, menaxherët e Milanit do të donin të mbyllnin një shitje tjetër pas asaj të Hauge: Rossonerët në fakt po synojnë të shesin Samu Castillejo i cili ka përfunduar në fokusin e Getafe.

Tashmë sot, sipas GDS, klubi spanjoll, i cili tashmë ka një marrëveshje në parim me anësorin kuqezi, duhet t’i paraqesë një ofertë Djallit, i cili vlerëson Samun rreth 8 milionë euro. Por, Milani do të kënaqej edhe me me pak!

Siç është raportuar nga Sud Ouest, një gazetë rajonale franceze me qendër në Bordo, Milan është në negociata të avancuara për Yacine Adli, mesfushori i lindur në vitin 2000: marrëveshja, gjithnjë e më afër realizimit, mund të mbyllet për një shifër prej rreth 12,5 milion euro plus 2.5 milion bonus.

Ndërkohë, klubi francez është një hap larg marrjes së zëvendësuesit të tij, brazilianit Fransergio del Braga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu