Adani zbulon: “Kisha dekada që nuk shihja një gol si ai. Ndryshim total, sepse kur vjet komentova Atalanta-Milan…”

Lele Adani, ish -mbrojtës dhe sot opinionist, komentoi golin e parë të Milanit në Bergamo. Këto janë fjalët e tij në Tëitch për BoboTV:

“Goli i parë, e patë?! Është një mbrojtës i krahut që asiston për një mbrojtës krahu. Njëri asiston dhe njëri përcakton.

Me sa kam kujtesë unë, kjo nuk është parë te Milani për dekada. Një mbrojtës i krahut që shkurton, ndërton, udhëheq dhe përfundon, ‘një tjetër gjuan, topi kthehet nga portieri dhe është po ai që e finalizon”

“Djem (i drejtohet Cassano, Vieri dhe Ventolla) shikoni se Milani që kam parë para disa muajsh në Bergamo ishte i kujdesshëm, mbrohej dhe Atalanta pati kontrollin e topit dhe lojës për pjesën më të madhe.

Ky Milan nuk ka lidhje me atë të javës së fundit të kampionatit vjet, sepse luajti lojën e tij, duke pranuar sfidën dhe duke bërë të vuante një ekip si Atalanta që luan me ritme”.

Mbi Piolin, Adani ngre pyetjen e madhe: “Më thoni sot një trajner më të aftë italian?! Ndoshta mund të jetë njësoj si Pioli, po marr Roberto Mancinin te kombëtarja. Po të tjerët? Besoj jemi aty aty me disa emra big, për lojën që bën Milani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu