Adani: “Milani është shfaqje! Ta shohësh direkt në stadium e kupton se si luajnë futboll”

Duke folur për mikrofonat e “Bobotv”, Lele Adani vlerësoi Milanin të cilin ai e ndoqi në stadium gjatë fundjavës.

Këto janë fjalët e tij: “Milan është një shfaqje. Ta shohësh drejtpërdrejt është diçka e jashtëzakonshme. Ka të dy fazat së bashku dhe të gjithë bëjnë gjithçka dhe e bëjnë së bashku.

Të dy fazat mbrojtëse dhe sulmuese janë të jashtëzakonshme.

Ndërtojnë me tre mbrapa dhe në sektorin e 30 metrave të fundit janë Calhanoglu dhe Brahim Diaz, protagonisti i vërtetë i këtij fund sezoni.

Milani del përpara, futen në krahë dhe kur humbasin topin kthehen kompaktë. Të shohësh Milanin duke luajtur është emocionuese për atë kërkim të estetikës në futboll”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu