Milan dhe Inter vazhdojnë t’i përkushtohen projektit për ndërtimin e stadiumit të ri. Siç raportohet nga Corriere della Sera, të dy klubet – dje – paraqitën dokumente të reja në komunë.
Dokumente që do të vërtetonin, edhe një herë, se fondi Elliott është pronari aktual i klubit kuqezi.
Administrata u kishte kërkuar shprehimisht dy kompanive dokumentacionin që vërtetonte pronësinë efektive të aksioneve të kompanive propozuese.
Të gjitha thashethemet e ditëve të fundit që kishin vënë në pikëpyetje fondin si pronari i vërtetë i Milanit janë zhdukur përfundimisht.
Programi Reporti u përpoq të hidhte hije dyshime duke përdorur dy këshilltarë napoletanë, mes tyre D’Avanza, por duket se hetimi ishte më shumë për të përhapur panik dhe asgjë më tepër.