Pas ndeshjes ndaj Milanit, trajneri i Crotones, Giovanni Stroppa, që dikur ka stërvitur edhe kuqezinjtë te moshat, foli për Sky Sport:
“Ne theksuam gabimet si në golin e parë ashtu edhe në atë të dytë. Përtej brishtësisë që demonstruam, kishte gjashtë deri në shtatë minuta midis golave të dytë dhe të katërt absurdë.
Deri në atë moment ekipi besoi në atë që po bënin, duke vuajtur mirë dhe duke krijuar shanse. Pastaj ne ramë edhe pak fizikisht, pasi para nesh kishim një ekip të shkëlqyeshëm.
Goli i dytë deri te ai i katërt nuk duhet të vinin… Më vjen shumë keq për këtë”.