“Absurde të pësosh gol ashtu në Serie A”, plas te Sassuolo brenda ekipit!

Francesco Caputo, sulmuesi i Sassuolo i cili hyri në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Milanit, foli për Sky Sport pas humbjes 2-1. Sulmuesi italian kritikon hapur shokët e ekipit te goli i parë.

“Fillimi i një ndeshje duke pësuar një gol pas 7 sekondash është absurd! Nuk kishte vëmendje në atë rast. Në Serie A nuk mund të pësosh një gol si ky.

Na vjen keq sepse duke i dhënë një gol të tillë Milanit, ia lehtësuam dhe sepse pastaj bëhet e vështirë. Mënyra se si ndodhi tregon se mund të kishim bërë më shumë. Në pjesën e parë nuk ishim Sassuolo i vërtetë.

Në pjesën e dytë luftuam dhe e kthyem mbrapa Milanin, por ne e dimë se është e vështirë të shënosh ndaj një ekipi të shkëlqyeshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu