“Absolutisht i kënaqur me shortin, prandaj luajmë futboll. Kriza? Sezoni ka momente…”

Momenti i Milanit nuk është aspak i lehtë, duke qenë se vjen nga katër ndeshje në total ku ka pësuar dy humbje dhe ka marrë dy barazime, ato në Europa League, që i dhanë mundësinë e kualifikimit më tej për shkak të golaverazhit.

Stefano Pioli dje e pranoi situatën e vështirë dhe delikate të sezonit, por edhe tha se me punë dilet nga kjo krizë, ndërsa sot ka qenë dita e Simon Kjaer që të flasë dhe e ka bërë për “Sky Sport”.

Një nga senatorët e Milanit u ndal edhe te shorti që sheh kuqezinjtë përballë Manchester United në fazën e 1/8-ve të Europa League, në 11 dhe 18 mars.

“Absolutisht i kënaqur që luajmë ndaj Manchester United, sepse gjithmonë kam preferuar të luaj kundër më të fortit, do të jetë një ndeshje e vështirë, por prandaj luajmë futboll”.

Për vështirësitë e ndeshjes: “Sigurisht që është një ndeshje shumë e vështirë, ne po punojmë për t’u përmirësuar edhe tani.

Nuk ishim në gjendje të shprehnim lojën tonë në fushë me 100%, por gjatë një sezoni ka gjithmonë periudha të komplikuara.

Duhet të reagojnë, ndeshja e Manchester do të jetë një ndeshje e mirë për të gjithë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu