Abate zbulon telefonatën: Bisedova me Zlatanin pas derbit dhe ishte shumë i zemëruar!

Ignazio Abate vazhdon të mbetet mik me Zlatan Ibrahimovic! Ish-mbrojtësi i Milanit ka zbuluar telefonatën me suedezin pas derbit të Milanos.

“Për të gjithë kalon koha, por ai është gjithmonë aty. Ka një nivel psikofizik të jashtëzakonshëm. Është e drejtë që të vazhdojë të luajë, edhe pse arrin të bëjë akoma diferencën”, ka thënë ish-mbrojtësi i Milan-it për Sky Sport 24.

“Zlatan më ka befasuar, por duke e njohur, nëse ka zgjedhur të kthehet, e ka bërë sepse e dinte se do të kishte këtë rendiment. Kam folur me të pas derbit dhe ishte shumë i zemëruar për penalltinë e gabuar”.

“Kjo tregon shumë për mentalitetin e tij. Ai është gjithmonë një udhëheqës, të gjithë e ndiqnim pa bërë fjalë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu