Abatantuono: Pioli pas Gasperinit në Itali! Më vjen të qesh me interistët kur thonë Triplete…

Diego Abatantuono, një tifoz i madh kuqezi dhe që kohët e fundit është kthyer më në fund të ndjekë sërish Milanin pasi një periudhë kohe kur ishte në krizë dhe kur revolucioni i çdo vere ishte refren, u betua se nuk do të ndiqte më skuadrën për respekt të historisë, është rikthyer të flasë për Gazzetta dello Sport.

“Ka hidhërim, por të paktën ne mund ta shohim derbin. Unë do të kisha shkuar në stadium me fëmijët e mi, por duke pasur parasysh situatën do ta ndjek nga shtëpia: do të jemi gjashtë veta, jam shumë besnikë ndaj rregullave”.

“Si e pres derbin? Do të jetë një sfidë midis mentalitetit: tifozëve të Interit që kanë qenë të pasur prej brezash dhe intelektualëve milanistë, të cilët janë penduar dhe kanë kuptuar aftësitë e Pioli, i dyti pas Gasperinit në Itali”.

“Pa harruar Zlatan Ibrahimovic që përfaqëson mentalitetin e dhomave të zhveshjes në kohën e Allegrit.

Buzëqesh kur interistët flasin për Triplete, një term i lindur me ta! Atëherë i bie që në të themi Copa de campeones sepse kemi fituar shtatë? Unë buzëqesh kur ata thirren mes tyre “vëllezër të mëdhenj” sepse kanë nevojë për dashuri dhe Champions”

“E bukura e futbollit është të tallesh me fjalë në një mënyrë të civilizuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu