“A jeni të varur nga Ibra?” Pioli i kundërvihet gazetarëve dhe pastaj i thur elozhe Kjaerit!

Stefano Pioli nuk është aspak dakord me varësinë nga Zlatan Ibrahimovic. Pas ndeshjes me Bodo Glimt, ai foli përpara gazetarëve dhe i thuri elozhe edhe Kjaerit.

“Kjo histori do të jetë gjithmonë. Ibra është një lojtar që gjithmonë do të na japë vlerë të shtuar kur është në fushë. Nuk mendoj se ekipi është i varur nga Ibra dhe as në këtë ndeshje nuk ishte. Atëherë duhet theksuar se shumë lojtarë mungonin, jo vetëm Ibra. Ekipi ishte ekip në fushë”.

“Një nga gjërat më pozitive për mua ishte karakteri. Në 3-1, megjithatë, për një moment menduam se e kishim mbyllur ndeshjen. Në golin e pësuar 3-2 mbase ishim të frikësuar. Ata ishin pak para nesh si kondicion fizik, na kanë krijuar disa vështirësi”.

Kjaer – “Simon ka personalitetin e tij, flet shumë në fushë. Qëndron kur i thërret një shoku të ekipit në fushë, këto gjëra janë gjithmonë pozitive. Na duhet kjo, jemi një ekip i ri”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu