A është çliruar Milani nga varësia e Ibrahimovic?

Njëherë e një kohë kishte varësi nga Ibrahimovic. Një vartësi që lindi te Milani një vit e gjysmë më parë, kur Zlatan sapo kishte mbërritur te kuqezinjtë.

Që atëherë, të gjithë thonin se ekipi i Piolit nuk mund të përparonte asnjë hap pa gjigantin suedez. Në një masë të madhe ishte e vërtetë.

Por, më pas ai koncept i pakëndshëm doli nga moda, i varrosur nga ajo që lojtarët e tjerë ishin në gjendje të bënin kur Zlatan nuk arriti të ishte në apel.

Në fakt, askush nuk ka folur për varësinë nga Ibra prej një kohe të gjatë, sepse Pioli e vendosi ekipin në një pozicion për ta gjetur rrugën e rrjetës edhe pa të.

Dy golat kundër Liverpoolit janë dëshmia më e qartë e kësaj.

Milani, ndërsa pret sfidën e radhës me Napolin, vazhdon ta “qeverisë” kampionatin italian; është treguar shumë solid. Kuqezinjtë kanë mbrojtjen më të mirë dhe një sulm të aftë për t’u shprehur mirë në forma të ndryshme.

Golat në 4 ndeshje janë 8, një shifër ndoshta shumë larg nga 15 të Interit dhe 11 të Romës, por të shpërndarë mirë gjatë gjithë ndeshjeve. Dhe, mbi të gjitha, kanë shënuar ata që duhet, domethënë sulmuesit.

Diaz, Leao, Giroud, Ibra dhe Rebic e kanë shënuar emrin në këtë listë.

Deri më tani, Milani e ka gjetur golin me gjashtë lojtarë dhe për këtë arsye ka vetëm një shënues, që nuk është pjesë e repartit ofensiv: Tonali, i cili shënoi kundër Cagliari. Edhe në Ligën e Kampionëve, në ferrin e “Anfield”, kushdo që u thirr për ta bërë këtë u përgjigj pozitivisht: Rebic dhe Diaz.

Pesë lojtarë ofensivë golashënues në pesë ndeshjet e para të sezonit vërtetojnë pasurinë e këtij reparti të Piolit, i cili mund të përdorë një numër të mirë variantesh.

Me fjalë të tjera, nuk ka asnjë katalizator golash, por ekziston shpërndarja e përgjithshme në grup. Në fakt, golashënuesit më të mirë të sezonit, Rebic, Giroud, Leao dhe Diaz,  janë në kuotën e 2 golave. 

Disa lojtarë nga reparti i avancuar ende mungojnë në “thirrjen telefonike”, por, përveç Saelemaekers (të cilit i kërkohet veçanërisht punë e madhe dhe vrapim), të tjerët nuk kanë pasur ende mundësi për të performuar, ose e kanë bërë këtë me pikatore.

Kështu, Castillejo (një minutë), Maldini (13 minuta), Pellegri dhe Messias (asnjë minutë) nuk mund të bënin më shumë pa qenë në fushë.

Gjithashtu, sa iu përket asisteve, sulmuesit po bëjnë mirë: nga gjashtë pasimet fituese në lartësi të mëdha për lojtarët e kuqezinjve, 4 vijnë nga Rebic, nga 2 prej Diaz dhe Leao.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu