“A e patë pjesën e dytë? E shtypëm Milanin, nuk deshi fati…”

Riccardo Gagliolo, mbrojtës i Parma dhe autor i golit të vetëm të Parma ndaj Milanit, në konferencën për shtyp, ka pranuar se ekipi i tij meritonte më shumë se sa humbja…

“Sipas mendimit tim, ne luajtëm një lojë të mirë, përtej disa episodeve ku bëmë gabime që na kushtuan gola që ne mund të kishim shmangur.

Në pjesën e dytë filluam me një qëndrim tjetër, i detyruam të ktheheshin mrbapa.

Pas kartonit të kuq të Ibrahimovic i shtypëm në zonën e tyre, nuk ishim me fat që nuk mund ta barazonim.

Ibrahimovic? Sigurisht me Milanin me 10 ishim në gjendje ta bënim topin të lëvizte më mirë, por kjo nuk na ndihmoi sepse nuk ishim në gjendje të shfrytëzonim rastin për të barazuar lojën.

Shpëtimi? Ne duhet të hyjmë në fushë me më shumë dëshirë dhe uri se sa të tjerët të përpiqen të sjellin në shtëpi fitoret, na duhen pikë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu