“A do t’i telefonosh Chiesa-s”… Gazetari pickon Piolin, trajneri ia kthen po me batutë!

Pas ndeshjes me Shamrock, trajneri i Milanit Stefano Pioli, i pyetur rreth interesit të pretenduar të kuqezinjve për Federico Chiesa dhe i ngacmuar nëse do t’i telefonojë për ta bindur, me një batutë ka dribluar:

“Tani do të iki në hotel dhe do t’i telefonoj famijes time për t’i uruar natën e mirë”.

Përpara sfidës ai kishte thënë: “Chiesa? Jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam në dispozicion: kam drejtues teknike që duhet të mendojnë për merkaton”.

Sakaq, duke folur gjatë Sky Calciomercato L’Originale, Gianluca Di Marzio u ndal te vlerësimi që Fiorentina ka bërë mbi kartonin e Chiesa:

“Ka ende kohë deri në fund të merkatos, por nëse vlerësimi i Chiesa mbetet aq i lartë sa ai i bërë disa kohë më parë nga Commisso, bëhet vështirë për të gjetur një mirëkuptim për këdo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu