“Rihapja e stadiumeve është e papërshtatshme, pasi në ato vende tubimi është i pashmangshëm”.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, në intervistën e dhënë për “Il Fatto Quotidiano” përjashtoi mundësinë e rihapjes së dyerve të stadiumeve për tifozët me fillimin e sezonit të ri.
“Qeveria – tha Conte – nuk ka hapur kurrë diskoteka, ndryshe nga sa është thënë. Pastaj rajonet i kanë rihapur ato. Në stadium grumbullimi është i pashmangshëm, brenda, por edhe gjatë hyrjes dhe daljes: më duket e papërshtatshme hapja”.