A do ta thyejë Ibra mallkimin e numrit 9?

MILAN, ITALY - JANUARY 19: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan looks on during the Serie A match between AC Milan and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on January 19, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Zlatan Ibrahimovic do të veshë fanellen me një numër të ri për të shoqëruar marrëveshjen e tij të re në Milan.

Pas disa spekulimesh në lidhje me të ardhmen e suedezit dhe në dukje bisedime të pafundme, duket se se marrëveshja është drejt finalizimit.

Sipas MilanNews, Ibrahimoviç do të zbresë në Milano nesër për të nënshkruar kontratën e tij të re dhe përfundimisht të fillojë përgatitjet e parasezonit, përcjell ORAinfo.

Jo vetëm kaq, por ai do të veshë një numër të ri kur të vrapojë më tej në San Siro pasi do të marrë fanellën e famshme me numrin 9.

Një numër legjendash të klubeve kanë veshur numrin 9, të tilla si Pippo Inzaghi, George Weah, Marco van Basten dhe Gunnar Nordahl.

Sidoqoftë kohët e fundit, si Gonzalo Higuain, Andre Silva, Gianluca Lapadula, Luiz Adriano, Fernando Torres, Mattia Destro dhe Alessandro Matri kanë veshur të gjithë numrin 9, duke çuar në sugjerime se është numër ‘mallkuar’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu