9 vite më parë fitoi titullin me Milanin, sot Emanuelson shtyn kuqezinjtë drejt Scudettos!

Urby Emanuelson sot luan me Utrecht në Holandë (prej vitit 2017) por sigurisht që në kujtesën e tij mbetet titulli i fituar me Milanin në Serie A.

Ish-mbrojtësi kuqezi, komentoi përvojën e tij në Milano në Tuttomercatoëeb.com:

“Kam kaluar vite të mrekullueshme, kam luajtur me legjenda. Jam i lumtur që kam veshur fanellën kuqezi dhe mendoj se kam bërë mirë.

Tani ekipi dhe unë jam i lumtur me këtë fillim sezoni, ne shpresojmë që ata të mund të fitojnë Scudetto. Mendoj se ata kanë një shans, po bëjnë mirë ndërsa unë shoh ekipet e tjera në vështirësi.

Covid gjithashtu po bën gjithçka të paparashikueshme, kështu që është e vështirë të bësh parashikime por tani skuadra po bën mirë dhe nëse lojtarët nuk lëndohen unë mendoj se Milani me të vërtetë ka shansin ta fitoj titullin”.

Reggina scatenata: arriva anche l'ex Milan Emanuelson? Le ultime -  Ilovepalermocalcio

Aventura kuqezi

Më 23 janar 2011 holandezi u ble zyrtarisht nga Milani. Lojtari,  kontrata e të cilit skadonte në qershor 2011 me Ajax, nënshkruan një kontratë tre-vjeçare që e lidh atë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2014. Milan i pagoi atij 1.7 milion euro plus 800,000 të tjera për fitimin e Scudetto, për një total prej 2.5 milion euro.

Milan, nel test in America un ritrovato Emanuelson - Il Piccolo Trieste

Më 26 Janar 2011 ai bëri debutimin e tij si titullar me fanellën e Milanit në ndeshjen kundër Sampdoria, një ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë 2010-2011 në të cilën ai asistoi për golin e dytë të Patos në 2-1 përfundimtar.

Bëri debutimin e tij në Serie A më 29 janar 2011 në Catania-Milan  dhe hyri në pjesën e dytë në vend të Alexander Merkel.

Emanuelson: "Al Milan giocavo con delle leggende, ma quell'estate..." -  IlMilanista.it

Emanuelson shënoi golin e tij të parë me fanellën e Milanit në 20 prill 2011 në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Coppa Italia kundër Palermo, duke vendosur rezultatin në 2-2.

Më 7 maj 2011 ai fitoi Scudetto-n e tij të parë me kuqezinjtë dy javë nga fundi i kampionatit falë një barazimi 0-0 kundër Romës.

Më 6 gusht 2011, holandezi fitoi Super Kupën e Italisë me Milanin duke mundur Interin në Pekin 2-1.

Milan, l'ex Emanuelson: 'Pensano di aver acquistato l'Ibra di 10 anni  fa...' | Mercato | Calciomercato.com

Më 19 shkurt 2012, ai shënoi golin e tij të parë personal në Serie A, duke shënuar golin e dytë kuqezi në ndeshjen e kampionatit të fituar 3-1 në Cesena.

Më 3 tetor, shënoi golin e tij të parë në Champions League me një fanellë të Milanit në një goditje të lirë, në ndeshjen 3-2 kundër Zenit në “Petrovsky Stadium”.

Huazohet më pas te Fulham dhe kthehet te Milani në sezonin 2013-2014, duke luajtur 24 ndeshje me kuqezinjtë, për t’u transferuar më pas te Roma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu